Platforma e avancuar për një botë që vuan nga mungesa e fuqisë punëtore

Program agjentik për kafiteri, restorante dhe hotele.

Mysafirët porosisin në gjuhën e tyre — ju e merrni porosinë në shqip.

VËREJTJE! Implementimi i Scanord mund të ju kursej aq shumë para sa që do të mund të shkoni në pushime katër herë në vit.

Klienti skanon kodin QR në tavolinë dhe me ndihmen e asistentit përpilon porosinë — qoftë me fjalë qoftë duke shfletuar menynë, si t'i fliste kamarierit. Asistenti e ndërton dhe e konfirmon porosinë si dhe e dergon te ekrani për pagesë. I përshtatshëm për kafiteri, restorante, pasticeri apo objekte hoteliere. Stafi e merr porosinë në kohë reale. Klienti zgjedh gjuhën e vet — menyja dhe asistenti i përgjigjen në atë gjuhë, ndërsa porosia i vjen stafit gjithmonë në shqip.

Si funksionon

Një sistem, i përshtatur për lokalin tuaj

Në kafiteri

Lokali punon me më pak staf

Provoni falas 30 ditë

Delivery

Porositë online, me linkun tuaj

Provoni falas 30 ditë

Në hotele

Room service pa telefonata

Na kontaktoni

Provojeni tani, nga tavolina juaj

Skanoni kodin me telefon dhe flisni me asistentin ashtu si do të bënte një klient i juaji — pa llogari, pa instalim. Është një lokal demonstrues, prandaj porosisni lirshëm.

Në kompjuter? Hapeni demon këtu.

Kodi QR për të provuar asistentin e porosive
Skanoni për të provuar
Çmimet

Paguani vetëm për atë që ju duhet

Zgjidhni numrin e tavolinave dhe opsionet — çmimi llogaritet menjëherë. Pa kontratë afatgjatë.

8

Gjithmonë të përfshira

  • Asistenti që merr porosinë
  • Menyja dhe asistenti në 7 gjuhë
  • Ekrani live i stafit
  • Pagesa cash
  • Logo dhe ngjyrat tuaja
  • Aplikacioni Android për stafin

Shtesa

€21.40 /muaj

Ose €214.00 në vit — 2 muaj falas

Bazë
€8.00
8 tavolina × €0.80
€6.40
Pagesa me kartë
€7.00
Fillo provën falas me këtë plan

Çmimet pa TVSH. 30 ditë provë falas, pa kartë. Gjatë provës klientët paguajnë me cash.

Pyetje

Pyetje të shpeshta

Çfarë pyesin më shpesh pronarët e kafiterive, restoranteve dhe lokaleve para se të fillojnë.

A është Scanord program për kafiteri dhe restorante?

Po. Scanord është program për kafiteri, kafiqe, restorante, pasticeri, bare dhe hotele — klienti skanon kodin QR në tavolinë, sheh menynë dhe porosit vetë nga telefoni, ndërsa stafi i sheh porositë në kohë reale.

Si e skanon klienti menynë?

Çdo tavolinë ka kodin e vet QR. Klienti e skanon me kamerën e telefonit, hapet menyja e lokalit tuaj dhe porosia shkon direkt te stafi — pa shkarkuar asnjë aplikacion.

A mund të porosisë klienti thjesht duke shkruar çfarë dëshiron?

Po. Pas skanimit të kodit QR, klienti bisedon me asistentin ashtu si me një kamarier: shkruan me fjalët e veta, pyet për menynë, dhe asistenti e ndërton porosinë dhe e çon deri te pagesa. Kush preferon menynë klasike, e shfleton vetë — të dyja funksionojnë.

Sa kushton një program për restoran apo kafiteri?

Plani Bazë kushton €8.00 në muaj, plus €0.80 për çdo tavolinë ose dhomë deri në 10, €0.50 për secilën nga e 11-ta deri te e 30-ta dhe €0.30 për secilën mbi 30. Pagesat me kartë shtojnë €7.00 në muaj dhe delivery €1.00 për tavolinë — p.sh. 8 tavolina me pagesa me kartë dalin €21.40 në muaj. Pro me robot dorëzimi kushton €50.00 në muaj. Me pagesë vjetore paguani 10 muaj në vend të 12. Çdo plan fillon me 30 ditë provë falas, pa kartë.

A më duhet kompjuter, printer fiskal apo pajisje tjetër?

Jo. Scanord punon nga telefoni ose tableti që keni tashmë — menyja, porositë dhe pagesat menaxhohen përmes një web aplikacioni, pa PC dhe pa printer fiskal. E vetmja pajisje shtesë që mund t'ju duhet është një printer i thjeshtë bluetooth për kuponat tuaj.

A mund të paguajë klienti me cash?

Po, cash është gjithmonë i disponueshëm. Pagesat me kartë, Apple Pay dhe Google Pay aktivizohen përmes Raiffeisen Bank kur lokali kalon në plan aktiv.

A mund të porosisë klienti në gjuhën e vet?

Po. Klienti zgjedh gjuhën para se të fillojë porosinë — shqip, anglisht, gjermanisht, italisht, turqisht, spanjisht ose boshnjakisht — dhe menyja e asistenti i përgjigjen në atë gjuhë. Porosia i shkon stafit gjithmonë në shqip, prandaj Scanord është i përshtatshëm për hotele dhe lokale me shumë turistë.

A është Scanord program për hotele?

Po. Hoteli ka kate dhe dhoma, secila dhomë me kodin e vet QR. Mysafiri zgjedh shërbim në dhomë ose darkë në restorantin e hotelit, porosit në gjuhën e vet dhe mund ta paguajë në llogari të dhomës, të cilën e shlyeni në recepsion kur largohet. Stafi e merr porosinë gjithmonë në shqip.

A punon Scanord në Kosovë dhe Shqipëri?

Po. Scanord është ndërtuar për lokale në Kosovë dhe Shqipëri, me çmime në euro dhe mundësi pagese me cash në EUR ose ALL (Lek).

Filloni me 30 ditë provë falas

Gjatë provës, klientët tuaj paguajnë me cash — asnjë kosto, asnjë rrezik. Kur jeni gati, aktivizoni pagesat me Raiffeisen Bank.

Provoni falas për 30 ditë